Në një sallë kinemaje të mbushur plot, teksa shfaqëm premierën e dokumentarit "Spaç 1973", Dr. Thomas Kunze, Drejtori i KAS Shqipëri, pati kënaqësinë të mirëpriste Certifikatën e Nderit “Mirënjohje e Martirëve të Lirisë”, akorduar Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri nga Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve Politikë të Shqipërisë.
Kjo dekoratë vjen në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen tonë ndaj këtij dokumentari, por edhe shumë nismave të tjera ndër vite me në fokus ish-të përndjekurit politikë nga regjimi komunist në Shqipëri.