Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Trajnim me stafin e Bashkisë Fushë-Arrëz

"Roli i pushtetit lokal në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian"

Asset Publisher

Shpërndaj

Cikli i trajnimeve mbi integrimin në BE-në nga KAS u përmbyll me Bashkinë e Fushë-Arrëzit, për të njohur stafin vendor me disa aspekte të vlefshme në punën e tyre në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim.

Në ditën e parë, u pritëm në një takim nga Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, z. Hil Curri, për të diskutuar më në hollësi mbi nevojat dhe problematikat me të cilat përballet sot pushteti lokal në Shqipëri.

Ditën e dytë u ndalëm më gjerësisht në fazën ku aktualisht ndodhet Shqipëria në procesin e integrimit, si dhe në rolin që mund të luajë pushteti lokal në këtë drejtim.

Në vijim, stafi u trajnua mbi mënyrat se si mund të aplikojnë për të përfituar fonde nga BE-ja dhe se si të komunikojnë më mirë projektet e tyre.

Asset Publisher

Kontakt

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva
Koordinatore Programi
Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher