Pjesëmarrës shqiptarë dhe gjermanë, ndër ta shkrimtarë, fotografë, gazetarë dhe kineastë, patën mundësinë të vëzhgojnë dhe dokumentojnë drejtpërdrejt kushtet e jetesës dhe ndikimin e emigracionit në vendet e ashtuquajtura "fshatra fantazmë".
Përmes reportazheve, fotografive dhe dokumentimeve autoritetet duhet të bëhen më të vetëdijshëm për problemet dhe situatën alarmante, - por mbi të gjitha, synohet t'u jepet të rinjve shqiptarë një perspektivë shpresëdhënëse për jetën në vendin e tyre.
Aktivitetet kryesore ishin:
Bidesë për migracionin me kursantë të gjuhës gjermane pranë Goethe-Zentrum Tiranë:
Kursantët e Goethe-Zentrum folën për arsyet e tyre për të mësuar gjermanisht dhe për synimet që ata kanë në të ardhmen. Një pikë e veçantë në këtë shkëmbim ishte konflikti midis pritshmërive dhe realitetit të migracionit. U diskutua vecanërisht mbi përfytyrimin ideal që kanë të rinjtë shqiptarë për jetën në Gjermani dhe perspektivat që ofron emigracioni në këtë vend.
Udhëtimi studimor për në Jug të Shqipërisë:
Gjatë këtij udhëtimi, grupi pati mundësinë të vizitojë fshatin e peshkimit të Nartës afër Vlorës. Interes të vecantë zgjoi edhe gjendja e industrisë së peshkimit në këtë si dhe pakica greke, gjeneratat e reja të së cilës kanë emigruar kryesisht në Greqi.
Udhëtimi studimor në Shqipërinë Veriore:
Gjatë këtij udhëtimi, u vizituan qytetet e vogla Rubik dhe Kukës. Industria e minierave në këtë rajon u çmontua pas përfundimit të regjimit Hoxha, i cili gjithashtu pati si pasojë edhe mbylljen e shumë vendeve të punës. Përvec këtyre vendeve u vizituan edhe qyteti i Shkodrës, fshati i peshkimit Zogaj në kufi me Malin e Zi dhe fashati Torovicë.