Aula që mban emrin e kancelarit Konrad Adenauer në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë mirëpriti më 5-6 maj Konferencën Ndërkombëtare mbi Autoritarizmin, me pjesëmarrjen e studiuesve nga Evropa Lindore dhe më gjerë, në një qasje krahasuese mbi të shkuarën e përbashkët totalitare.
5 Maji në Shqipëri shënoi ditën e përkujtimit të dëshmorëve që dhanë jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por kjo ditë mund të shërbejë edhe si një moment reflektimi mbi pasojat e atij regjimit totalitar që pasoi.
Kjo konferencë është pjesë e një bashkëpunimi të frytshëm ndër vite me Departamentin e Historisë në Universitetin e Tiranës, në përpjekje për të nxitur diskutimin kritik dhe ndërgjegjësimin mbi të shkuarën.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe ekspertizën e tyre përgjatë këtyre dy ditëve.