Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Premiera e filmit "Parallel Lives"

Një histori e dy artistëve që jetuan mijëra kilometra larg njëri tjetrit, por që përjetuan fate të ngjashme nën diktaturat komuniste.

Asset Publisher

Shpërndaj

Më datë 14 shtator, zyra e KAS për Shqipërinë, organizoi një pritje me rastin e vizitës së Dieter Althaus, ish-Kryeministër i Landit të Turingisë dhe Anëtar i Bordit të Fondacionit Konrad Adenauer, ku shfaqëm për të ftuarit edhe premierën e filmit “Parallel Lives”, në Muzeun "Shtëpia me Gjethe".

Ky film i shkurtër nga Alex P. dhe i mbështetur nga KAS, rrëfen historitë e dy artistëve që jetuan mijëra kilometra larg njëri-tjetrit e që gjithsesi patën fate të ngjashme. Dy jetë të ndryshme, të dyja viktima të persekutimit komunist. 

Nga njëra anë, historia e sopranos shqiptare, pak të njohur, Merita Sokoli dhe nga ana tjetër ajo e tenorit të mirënjohur sovjetik Vadim Kozin, na shërbejnë për të kujtuar se diktaturat shfaqin gjithnjë të njëjtën fytyrë, pavarësisht kufijve gjeografikë.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher