Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Mbrëmje Filmi me bursistët e rinj të KAS në Shqipëri

Për të reflektuar mbi të shkuarën dhe totalitarizmin nëpërmjet kinemasë.

Asset Publisher

Shpërndaj

Dje, i uruam mirëseardhjen 10 bursistëve më të rinj të KAS në Shqipëri, përmes një mbrëmjeje filmi dhe diskutimi.

Shfaqëm për ta filmin “Vdekja e Stalinit”, një film satiriko-historik, që përcjell mesazhe të forta mbi pushtetin, frikën dhe mekanizmat e regjimeve autoritare, nëpërmjet komedisë së errët.

Diskutuam mbi mënyrën se si kinematografia dhe forma të tjera jotradicionale mund të shërbejnë si mjete më efektive për t'u komunikuar të shkuarën të rinjve.

Por reflektimet të tilla mbi totalitarizmin nuk vlejnë vetëm për të kaluarën. Ato mbeten thelbësore edhe në kontekstin aktual, për t'i rezistuar formave të reja të autoritarizmit që po shfaqen kudo.

Asset Publisher

Kontakt

Zheni Korçari

Zheni Korcari
Koordinatore Programi
Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher