Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Ditët e Kujtesës 2026

Edicioni i 11-të, nga KAS dhe IDMC

Asset Publisher

Shpërndaj

Edicioni i 11-të i Ditëve të Kujtesës nisi me një performancë artistike të bazuar në romanin “Manual Rrëzimi”, në një rindërtim imagjinar të ngjarjeve që çuan në rrëzimin e shtatores së diktatorit komunist në Tiranë, më 20 shkurt 1991.

Më tej, Ditët e Kujtesës vijuan me një tryezë të rrumbullakët me temë “Simbolet bien: Eksperienca të Transformimit”, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga vende të ndryshme të Evropës Lindore.

Paneli i moderuar nga Drejtori i KAS në Bullgari, Norbert Beckmann Dierkes, solli përvoja nga vende ish komuniste mbi mënyrën se si shoqëritë përballen me të kaluarën dhe ndërtojnë narrativat e tyre historike.

  • Christoph Links, botues dhe publicist, prezantoi përvojën e Gjermanisë Lindore.
  • Áron Máthé, Nënkryetar i Komitetit të Kujtesës Kombëtare të Hungarisë, ndau eksperiencën e vendit të tij gjatë procesit të transformimit.
  • Thomas Kunze, historian dhe autor i biografisë së Nicolae Ceaușescu, paraqiti perspektivën rumune në këtë drejtim.
  • Afrim Krasniqi, studiues i historisë politike, foli mbi përvojën e Shqipërisë në tranzicionin nga komunizmi drejt demokracisë.

Në përfundim, u bë një bilanc mbi ndryshimet dhe të përbashkëtat mes këtyre shteteve dhe mbi pozicionimin e Shqipërisë në hartën e transformimit të ish-bllokut komunist.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher