Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Shkolla Vjeshtore: “Shqipëria gjatë Luftës së Ftohtë – Fortifikim, Bunkerizim, Izolim”

Një javë leksionesh, vizitash dhe kërkimesh historike mbi trashëgiminë e periudhës së Luftës së Ftohtë

Asset Publisher

Shpërndaj

Nga data 13 deri më 17 tetor, Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) për Shqipërinë, në bashkëpunim me Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës, organizoi Shkollën Vjeshtore me temë “Shqipëria gjatë Luftës së Ftohtë: Fortifikim – Bunkerizim – Izolim”.

Shkolla u çel në Aulën “Konrad Adenauer” në Fakultetin e Historisë, me një cikël leksionesh të dedikuara jo vetëm për studentë të historisë, por edhe të disiplinave të tjera, të interesuar për të mësuar më tepër mbi historikun e Luftës së Ftohtë në Shqipëri.

Përtej pjesës akademike, një rëndësi të veçantë morën edhe vizitat studimore, që përfshinë institucione si Muzeu “Shtëpia me Gjethe” dhe Bunk’Art 1. Pjesëmarrësit morën gjithashtu pjesë në ekskursione studimore në Ishullin e Sazanit, Porto Palermo dhe Bazën Ushtarake të Pashalimanit.

Shkolla u përmbyll me një workshop, ku studentët prezantuan punimet e tyre kërkimore mbi veçoritë e Luftës së Ftohtë në Shqipëri. Në fund, u ndanë edhe tre çmime për punimet më të mira të studentëve, të mundësuara nga KAS.

Asset Publisher

Kontakt

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva
Koordinatore Programi
Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher