Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” në Shkodër

nga Mishel Mita
40 portrete të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist në Shqipëri vijnë në një ekspozitë së bashku me historitë e tyre të jetës.

Asset Publisher

Shpërndaj

Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” u çel të martën për herë të parë në Shkodër, pas shfaqjes së saj gjatë Ditëve të Kujtesës 2025, bashkëorganizuar nga Instituti për Media, Demokraci dhe Kulturë dhe Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Ekspozita shfaq 40 portrete burrash dhe grash, dikur të përndjekur apo të persekutuar politkisht nga regjimi komunist në Shqipëri, shoqëruar edhe me historitë e tyre të dhimbshme jetësore.

Fotografitë e realizuara nga Dong-Ha Choe, do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun përgjatë gjithë muajit, në ambientet e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, i pari muze në Shqipëri që kujton krimet e komunizmit dhe i vetmi i ndërtuar në  ambientet e një ish-burgu, që ka qenë në funksion gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher