"Kundër rrymës" ishte të premten me fëmijë dhe nxënës të shkollës "Naim Frashëri" në Tiranë, për t’i njohur ata me jetën e shkencëtares Sabiha Kasimati, në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Industrisë Kreative.
Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, nxënësit u ftuan të vizatonin një simbol të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, sipas botëkuptimit të tyre. Në një kohë kur mjedisi dhe hapësirat e përbashkëta kërkojnë vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm, ishte veçanërisht domethënëse të shihnim se cila gjallesë dominoi vizatimet e qytetarëve më të vegjël të Shqipërisë.