Përgjatë muajit të shkuar, në bashkëpunim me United Rights Foundation, zhvilluam një seri aktivitetesh për fuqizimin e të rinjve në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Në Tiranë, në 2 workshope, të rinjtë u trajnuan mbi standardet evropiane në arsim, mundësitë që BE u ofron të rinjve për praktika dhe zhvillim profesional, si dhe ndërthurjen e artit me inteligjencën artificiale.
Në Shkodër, të rinjtë fituan njohuri mbi legjislacionin e BE-së dhe procesin e negociatave, të cilat u finalizuan edhe me një lojë simuluese.
Teksa në Vlorë, pjesëmarrësit u trajnuan mbi startup-et, fundraising dhe mënyrën e hartimit të projekteve sipas standardeve të BE, duke prezantuar edhe projekt-propozime konkrete.