Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Angazhimi partiako-politik i rinisë - Ballafaqimi me të kaluarën totalitare

Seminar i organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike

Asset Publisher

Shpërndaj

Mbështetja e të rinjve dhe e organizatave të tyre me anëtarë të interesuar në politikën aktuale dhe për politiken si koncept, të cilët marrin pjesë në një diskutim të gjerë për modernizimin dhe domokratizimin e vendit, është një nga temat kryesore të projekteve të Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri. Kjo është dhe një nga arsyet se pse fondacioni organizoi një takim me të rinj të angazhuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Kadenabia të Italisë. Në këtë qytezë pranë Liqenit të Komos ndodhet rezidenca verore e ish kancelarit Adenauer që përdoret nga fondacioni për seminare e trajnime mbi tema të ndryshme. Ambjentet dhe natyra e Villa La Collina-s ofrojnë mundësinë për diskutime të frytshme në një atmosferë të lirshme e larg rutinës së Tiranës.

Aktiviteti në fjalë iu përkushtua dy tematikave kryesore: lidhja që ekziston mes të rinjve të sotëm dhe të shkuarës totalitare të Shqipërisë dhe angazhimi partiako-politik i tyre në Partinë Demokratike. I ftuar nga Gjermania ishte Juri Schnöller, aktiv në strukturat rinore të CDU-së.

Takimi filloi pas prezantimit të të pranishmëve me temën e kujtesës kolektive, shqyrtimit të së kaluarës diktatoriale nga këndvështrimi i të rinjve. U prezantuan punime nga pjesëmarrësit rreth të cilave u diskutua. Diskutimin e drejtoi Dr. Jonila Godole, drejtore ekzekutive e IDMC-së, institutit partner te Fondacionit Konrad Adenauer dhe Walter Glos, drejtor i KAS-it në Shqipëri. Në kuadër të tematikës u shfaq reportazhi „ Vendi që harroi të harronte“ të cilin KAS e ka mbështetur e financuar dhe kontribut i rëndësishëm në diskutim ishte punimi i Juri Schnöller-it, i cili bëri një sintezë të marrëdhënies që ka shoqëria gjermane me të kaluarën e saj më të errët dhe të punës së partive politike gjermane në këtë aspekt.

Më tej diskutimi u orientua drejt pyetjeve të rëndësishme si psh. çfarë mund të ndërmarrë vetë FRPD-ja, që të rinjtë e sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve nuk e kanë jetuar periudhën e diktaturës, të ballafaqohen me të kaluarën, që ajo pjesë e historisë tonë të mos harrohet?

Në ditën e dytë të takimit u fol mbi angazhimin partiako-politik të anëtarëve të FRPD-së dhe raportit me Partinë Demokratike. Ky forum rinor iu nënshtrua për herë të parë në historinë e tij në 2015 një proçesi zgjedhor një anëtar/një votë dhe drejtuesi, Belind Këlliçi, foli mbi këtë proçes, i cili prej transparencës u bë shembull edhe për vetë partinë. Trajnuesi nga Junge Union, Juri Schnöller, i këshilloi të pranishmit mes prezantimit të tij të vlefshëm që të sjellin risi në parti e të mos tremben nga përballja përmbajtësore me të, përkundrazi të imponojnë vullnetin e tyre në mënyrë që partia të mos i konsiderojë si vartës, por si partnerë, si kontribues me idé e vlera. Njerëzit e rinj duan që zëri i tyre të dëgjohet e që fjala e tyre të merret për bazë dhe kjo realizohet kur komunikimi mes të rinjve e partisë është funksional.

Më tej Juri foli me hollësi për organizimin e Junge Union më vete e në raport me CDU-në si dhe për kontributin e vlefshëm që kjo organizatë rinore jep gjatë fushatave zgjedhore në Gjermani, duke ndihmuar CDU-në në fushatën e përgjithshme përkundrejt ofertës për deputetë nga radhët e Junge Union-it në rast fitoreje si dhe duke zhvilluar një fushatë krejt më vete, origjinale e sipas botëkuptimit të saj. Një fushatë e suksesshme zgjedhore karakterizohet nga aftësia për t‘i përfshirë qytetarët, për t‘i bërë ata pjesë të lëvizjes. E lëvizja bazohet tek shpresa, jo tek frika (rasti Sanders vs. Trump në Sh. B. A.) Anëtarët e organizatave rinore duhet të mbështeten tek vlerat e morali e këto t’i përçojnë tek të rinjtë e tjerë.

Juri dha shembuj konkretë dhe këshilla për një fushatë zgjedhore në qendër të së cilës qëndrojnë qytetarët, me program e alternativa për çdo pyetje tyren e praktika ka treguar që për ta bërë këtë nuk janë të nevojshme shuma kolosale parash. Ata si Junge Union kanë arritur shumë me shumë pak euro në dispozicion. Paraja vetë nuk e entuziasmon qytetarin e nuk i fiton zgjedhjet.

Ky ishte trajnimi i parë me anëtarë të FRPD-së dhe ishte menduar si një brainstroming, si mbledhje idesh për trajnime të mëtejshme.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher