Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Forcimi i Strukturave Rajonale të Partisë Demokratike

Prezantimi i programit zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Asset Publisher

Shpërndaj

Më 16 shkurt, Partia Demokratike e Shqipërisë prezantoi programin e saj për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, në një panel ekspertësh dedikuar sektorit të ekonomisë, politikave fiskale dhe mbështetjes së biznesit.

Drejtori i Zyrës së KAS për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, përshëndeti punimet me një video-mesazh, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme dhe asistencën e Fondacionit Konrad Adenauer për PD-në ndër vite, si dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Takimi u përshëndet po ashtu nga Kreu i PD-së, z. Sali Berisha si dhe nga z. Steven Bucci nga Phillip N. Truluck Center for Leadership Development, Heritage Foundation.

Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale të trendeve të tregtisë botërore, impaktin e tyre në realitetet lokale, si dhe mbi mënyrat se si Shqipëria duhet të reagojë në përballjen me këto ndryshime.

Në javët në vijim, Partia Demokratike do të vazhdojë me prezantimin e programit të saj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, edhe në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe burimeve natyrore. Një vëmendje e veçantë do t'u kushtohet edhe ish-të përndjekurve politikë, çështjeve sociale dhe atyre të tregut të punës.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher