Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Deputetë të Bundestagut nga radhët e CDU-së vizitojnë Shqipërinë

nga Mishel Mita
Tilman Kuban dhe David Preisendanz vizitojnë Tiranën si pjesë e një turi rajonal

Asset Publisher

Shpërndaj

Në kuadër të një turi vizitash në Ballkanin Perëndimor, dy deputetë të Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Tilman Kuban, Zëdhënës për Çështjet Evropiane pranë grupit parlamentar CDU/CSU dhe David Preisendanz, Anëtar i Komisionit për Çështjet e BE-së, zhvilluan një seri takimesh në Tiranë.

Në fokus të vizitës ishin zhvillimet politike në vend dhe progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, ata u takuan edhe me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu; Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren e Shqipërisë, Majlinda Dhuka; si dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher