Zyra e KAS për Shqipërinë, së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, mbështeti organizimin e një tryeze pune me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, për të diskutuar mbi zbatimin e Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2024–2026.
Takimi shërbeu për të analizuar ecurinë e realizimit të objektivave dhe masave të planifikuara në kuadër të planit strategjik, duke u përqendruar në efikasitetin dhe përmbushjen e tyre brenda afateve të parashikuara.
Gjithashtu, u diskutua rreth vështirësive dhe problematikave të hasura gjatë procesit të zbatimit, si dhe u propozuan ide konkrete për hartimin e masave të reja dhe rritjen e efikasitetit për periudhën e mbetur.
KAS mbështet organizimin e takimeve të tilla si pjesë e angazhimit tonë për forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e standardeve demokratike.