Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Trajnim me stafin e Bashkisë Shkodër

Roli i pushteti lokal në procesin e anëtarsimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Asset Publisher

Shpërndaj

“Procesi i Integrimit Evropian dhe roli i pushtetit lokal” ishte tema e trajnimit që zhvilluam javën e kaluar me punonjësit e Bashkisë Shkodër, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që shoqërojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë trajnimit u mbajtën disa sesione tematike mbi rolin e pushtetit lokal në procesin e integrimit, përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian, si dhe mbi zbatimin e projekteve në kuadër të programit IPA South Adriatic.

Në fjalën e saj përshëndetëse, zv. kryetarja e Bashkisë Shkodër, Znj. Teuta Qyteza, theksoi rëndësinë që ka pushteti vendor si një hallkë kyçe në procesin e përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve të administratës lokale për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Asset Publisher

Kontakt

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva
Koordinatore Programi
Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher