Shkolla Verore Evropiane e Pogradecit bëri bashkë edhe këtë vit të rinj nga fusha të ndryshme, për t'u thelluar në disa prej aspekteve kryesore të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Krahas leksioneve me ekspertë të fushës, patëm kënaqësinë të mirëprisnim Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, në një diskutim të hapur me të rinjtë mbi rrugëtimin aktual të Shqipërisë drejt BE-së, rolin e institucioneve në këtë proces, si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.