Së bashku me të rinj nga Tirana, Durrësi dhe Kuçova, diskutuam në një seri aktivitetesh, në bashkëpunim me United Rights Foundation, mbi mënyrën se si arti dhe trashëgimia kulturore janë përdorur në diskursin politik shqiptar gjatë viteve të tranzicionit.
Në Durrës dhe në Kuçovë, të rinjtë u angazhuan në seminare mbi kujtesën kolektive dhe trashëgiminë artistike të periudhës komuniste, rolin e artit në reflektimin e ideologjisë dhe ndikimin e tij në tranzicionin kulturor të shoqërisë.
Ndërsa në Tiranë, përmes një simpoziumi, u trajtua marrëdhënia mes artit dhe politikës, duke reflektuar mbi fuqinë e artit për të pasqyruar, kritikuar dhe ndikuar realitetin politik.
Fondacioni Konrad Adenauer mbështet mbajtjen e takimeve të tilla si pjesë e angazhimit të tij për forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e standardeve demokratike.