Tirana Connectivity Forum u përmbyll dje pas dy ditësh diskutimesh të nivelit të lartë mbi rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit, konkurrueshmërisë dhe sigurisë së Bashkimit Evropian.
Forumi bëri bashkë diplomatë, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë, për të evidenuar mënyrat se si vendet e Europës Juglindore (SEE6) mund të shërbejnë jo vetëm si përfitues, por edhe si kontribues në një Evropë më të ndërlidhur dhe më të sigurt.
Temat kryesore të trajtuara:
- SEE6 si ofrues sigurie
- Kontributi i SEE6 në konkurrueshmërinë e BE-së
- Përshpejtimi i përgatitjes së SEE6 për anëtarësim në BE
- Zbatimi i bashkëpunimit rajonal
Konrad Adenauer Stiftung është i lumtur që mbështeti edhe këtë vit këtë forum të rëndësishëm, duke përforcuar angazhimin tonë për dialog dhe bashkëpunim në të ardhmen evropiane të rajonit.