Fundjavën e kaluar mbajtëm një tjetër workshop mbi menaxhimin e vetes, me bursistët tanë Alumni të KAS. Si profesionistë të rinj, ata përballen shpesh me sfida të lidhura me organizimin e angazhimeve të përditshme dhe me mbajtjen e një ekuilibri mes jetës profesionale dhe asaj personale.
Mentorja Susanne Kamp, nga Kamp Coaching në Berlin, ndau me ta përvoja konkrete për të përmirësuar qasjen ndaj ditës dhe për të avancuar më tej vetë-zhvillimin personal.