Të martën, më 25 nëntor, së bashku me organizatën "Të Përndjekurit", shtruam për diskutim temën e opozitarizmit në Shqipëri dhe oponencën e pushtetit që nga krijimi i shtetit shqiptar, në një forum të hapur bashkëbisedimi.
Patëm kënaqësinë të kishim në panel akademikët Enriketa Papa & Ermal Hasimja dhe studiuesin Afrim Krasniqi, të cilët ofruan perspektivat dhe reflektimet e tyre, duke u përfshirë në një bisedë dinamike me pjesëmarrësit.