Reforma në Drejtësi është një proces i vazhdueshëm dhe sfidat e saj mbeten në qendër të debatit publik.
Për këtë arsye organizuam të premten, datë 28 mars, në bashkëpunim me Albanian Policy Center, një tryezë të rrumbullakët vlerësimi me të ftuar speciale nga Gjermania, Dr. Katrin Nagler.
Politikëbërës dhe ekspertë të fushës së drejtësisë analizuan efektivitetin e procesit të Vetting-ut, sfidat institucionale si dhe dhanë rekomandimet e tyre për të ardhmen e reformës, tashmë të reflektuara në një projekt-raport të posaçëm.
Folësit kryesorë përfshinë Dr. Katrin Nagler, Dr. Thomas Kunze, Dr. Sali Berisha, Dr. Brikena Kasmi, Dr. Gentian Trenova, si dhe ekspertë të tjerë të shquar.