Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Tingujt e Kujtesës 2025

Një homazh për martirët e Spaçit dhe viktimat e regjimit komunist në Shqipëri

Asset Publisher

Shpërndaj

Edicioni i katërt i "Tingujve të Kujtesës" u përmbyll të mërkurën me koncertin përkujtimor në nderim të viktimave të regjimit komunist, për herë të parë nga kampi famëkeq i Spaçit.

52 vjet më parë, të burgosurit politikë në burgun e Spaçit ishin duke përjetuar një moment historik, kryengritjen e parë dhe të vetme në kamp kundër regjimit komunist. Ndoshta për ta do të ishte e paimagjinueshme që pas 52 vitesh, në po të njëjtin vend terrori dhe torturash, ne do të mbanim një koncert përkujtimor në nderim të revoltës së tyre dhe duke dënuar krimet e regjimit komunist.

Ish-të burgosur të Spaçit, të përndjekur politikë, organizatorë dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, ritheksuan nevojën e shoqërisë shqiptare për përballjen me të shkuarën e saj totalitare. 

Fondacioni Konrad Adenauer do të vazhdojë të mbështesë nisma të tilla që synojnë reflektimin mbi të kaluarën dhe ndërtimin e një kulture demokratike të kujtesës, si parime thelbësore në misionin e punës sonë në Shqipëri.

Aktiviteti u organizua nga Kujto.al me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer, Delegacionit të BE në Shqipëri dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher