Detaje
Cikli i seminareve “Fuqizimi i të Rinjve në Rrugën drejt Integrimit Evropian”, organizuar nga zyra e KAS në Shqipëri në bashkëpunim me United Rights Foundation, synon të angazhojë të rinjtë shqiptarë në një cikël diskutimesh mbi rrugëtimin evropian të vendit.
Përmes sesioneve interaktive të zhvilluara në Fier, Përmet, Durrës, Berat dhe Tiranë , synohet rritja e njohurive mbi Bashkimin Evropian, dhe mundësitë potenciale me integrimin e Shqipërisë në BE.
Programi nxit bashkëpunimin mes të rinjve, vendimmarrësve dhe profesionistëve, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të kontribuar në mënyrë aktive në të ardhmen evropiane të vendit.