Detaje
Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri organizojnë forumin e diskutimit mbi procesin e dëmshpërblimit të ish-të
përndjekurve politikë në Shqipëri.
Forumi do të ofrojë një analizë historike, juridike dhe sociale të procesit, sfidave dhe perspektivës për të ardhmen. Ai do të bëjë bashkë institucione, grupe interesi, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit në një dialog të hapur mbi çështjen.
Gjatë forumit do të prezantohet një draft-studim i përgatitur nga Prof.Asoc.Dr. Enkeleda Olldashi, që do shërbejë si bazë për diskutim dhe shkëmbimin e ideve.