Detaje
Më 22 prill, ora 15:00, Fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizojnë një diskutim rajonal mbi migrimin, politikat dhe mungesën e masave efektive në përgjigje të tyre.
Aktiviteti do të trajtojë ndryshimet demografike në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, me në fokus rënien e popullsisë dhe emigracionin në rritje në Shqipëri. Diskutimet do të ndalen gjithashtu te marrëveshja e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë për kampet e azilkërkuesve, si pjesë e një qasjeje gjithnjë e më transaksionale të BE-së ndaj vendeve kandidate. Kemi kënaqësinë që ndër folësit kryesor të konferencës të jetë edhe dr. Nino Galetti, Drejtor i Zyrës së KAS në Itali.