Detaje
Ditën e mërkurë, datë 9 prill, KAS në bashkëpunim me United Rights Foundation shfaq premierën e dokumentarit "Gladius - The special (non) trial", një dokumentar për Gjyqin Special të 1945-ës, me regji të Viron Roboçit.
Mbi dokumentarin:
Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit, ishte një gjykatë komuniste në pranverën e vitit 1945, në Republikën e sapokrijuar Socialiste të Shqipërisë. Një gjyq farsë, i mbajtur në një sallë kinemaje, i cili zgjati 44 ditë, nga 1 marsi deri në 13 prill 1945, për eleminimin e kundërshtarëve politik.
Dënimet ishin të paracaktuara, të bazuara në dëshmi të reme dhe prova të sajuara. Synimi? Shkatërimi i intelektualve dhe eleminimi i kundërshtarëve politik. Në përfundim; 17 të pushkatuar, 60 të dënuar dhe 715 vite burg në total.
Ju mirëpresim!