Detaje
Në datat 20 dhe 21 prill në Has, Konrad Adenauer Stiftung në bashkëpunim me Center for Bridging Communities dhe Këshillin Vendor Rinor Has organizon një aktivitet dy ditor për fuqizimin e të rinjve në politikën lokale.
Programi përfshin diskutime mbi kulturën politike dhe angazhimin rinor me Dr. Ermal Hasimja, si dhe sesione praktike mbi krijimin dhe menaxhimin e një OJF-je, strukturat organizative dhe planifikimin e projekteve, të udhëhequra nga Ina Xhepa. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të punojnë në identifikimin e problematikave lokale dhe zhvillimin e ideve konkrete për adresimin e tyre.
Aktiviteti synon të rrisë kapacitetet e të rinjve, të forcojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe të mbështesë krijimin e një organizate rinore funksionale në Bashkinë Has.