Asset Publisher

Publikime

Procesi i Kompensimit të Ish-të Përndjekurve Politikë në Shqipëri

Një analizë historike, juridike dhe sociale nga prof. asoc. dr. Enkeleda Olldashi

Asset Publisher

Shpërndaj

Ky studim, mbështetur nga zyra e KAS dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, trajton në mënyrë të thelluar procesin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë, një ndër shtyllat kryesore të drejtësisë tranzitore në vend. Ai analizon zhvillimin historik, kuadrin ligjor dhe sfidat institucionale që kanë shoqëruar përpjekjet për dëmshpërblim dhe rehabilitim të viktimave të regjimit komunist.

 

Nëpërmjet një qasjeje krahasuese me përvojat e vendeve të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, studimi vlerëson se si Shqipëria ka adresuar çështjen e kompensimit dhe cilat mësime mund të nxirren për të përmirësuar procesin. Dokumenti shqyrton rolin e ligjeve kryesore, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë ndikuar në garantimin e së drejtës për dëmshpërblim.

 

Në studim theksohet se kompensimi për ish-të përndjekurit nuk është vetëm një detyrim financiar, por një proces që lidhet me rikthimin e dinjitetit, ripajtimin kombëtar dhe forcimin e besimit në institucionet demokratike. Megjithëse janë bërë hapa përpara, raportet e institucioneve shtetërore dhe të pavarura (si Avokati i Popullit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit) tregojnë se procesi ende përballet me vonesa, mungesë transparence dhe fonde të pamjaftueshme.

 

Studimi përmbyllet me rekomandime konkrete për përmirësimin e politikave publike, forcimin e mbështetjes sociale dhe ekonomike për përfituesit dhe krijimin e mekanizmave më efikasë që sigurojnë drejtësi të plotë dhe rehabilitim real për viktimat e komunizmit në Shqipëri.

Asset Publisher

Kontakt

Zheni Korçari

Zheni Korcari
Koordinatore Programi
Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher