Asset Publisher

Publikime

DEKRIMINALIZIMI

nga Afrim Krasniqi

Gjendja, problematika dhe pritshmëritë

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti i Studimeve Politike vijnë me botimin më të ri për 2018, studim mbi dekriminalizimin, i cili është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe përmbledh, sic theksohet në titull, gjendjen, problematikat dhe pritshmëritë.

Asset Publisher

Shpërndaj

Dy nga 22 konkluzionet:

- Ligji i dekriminalizimit përbën një nga mjetet ligjore më efektive për të mënjanuar nga politika dhe postet drejtuese shtetërore individët me rekorde kriminale në të kaluarën. Dy vjet pas miratimit të tij, impakti i ligjit ka qenë relativ, ende shumë larg pritshmërive të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Fokusimi në cilësitë e kandidatëve për postet politike dhe publike duhet të mbeten axhendë prioritare edhe në të ardhmen e afërt.

- Partitë politike e kanë shfrytëzuar ligjin për dekriminalizimin për të akuzuar njëra tjetrën për individët me rekorde kriminale, por partitë kanë bërë pak ose aspak për të larguar nga radhët e tyre individët që kanë të dhëna të tilla. Në të ardhmen do të duhet të partive politike tu ushtrohet më shumë presion pozitiv nga media dhe grupet civile monitoruese për të luajtur rol konstruktiv dhe për të identifikuar me vepra konkrete dallimet midis modeleve pozitive e negative.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher