Asset Publisher

Publikime

KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NE SISTEMIN E DREJTESISE

Botimi në gjuhën shqipe

Ky botim duhet të kuptohet si nje ftesë e hapur për diskutime drejtuar ekspertëve dhe vendimmarrësve politikë, por edhe publikut të gjerë, të interesuar për të trajtuar temën e luftës ndaj korrupsionit dhe reformave në drejtësi. Studimi i gjykatësit rumun dhe bashkëpunëtorit të programit rajonal të Europës Juglindore për shtetin e së drejtës, të mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, Cristi Danilet, përshkruan fenomenet e ditës që lidhen me korrupsionin në një kuptim më të gjerë, duke u fokusuar tek sistemi i drejtësisë.

Asset Publisher

Shpërndaj

Për autorin:

Cristi Danilet është 34 vjeç dhe ka qene gjyqtar që prej 1998. Që nga viti 2003, ka qenë

anëtar i një numri organizatash te ndryshme ne mbrojtje te pavarësisë së sistemit

gjyqësor dhe promovimit të integritetit të gjyqtarëve si: Shoqata e Magjistratëve të

Rumanisë (anëtar i Komitetit Drejtues i degës Cluj 2003 – 2004), Shoqëria për Drejtësi

(anëtar themelues që prej vitit 2005, President që prej vitit 2009), Transparency

International Rumani (anëtar që prej vitit 2004, zgjedhur në Komitetin Drejtues në vitin

2007) dhe Bashkimi Kombëtar i Gjyqtarëve të Rumanisë (anëtar që prej vitit 2008).

Autori ka qenë anëtar i grupit të punës të krijuar nga Këshilli i Lartë i Magjistraturës në

vitin 2006 dhe iu caktua detyra e përgatitjes së një “Profili të Gjyqtarit/Prokurorit në

Sistemin Ligjor Rumun”. Është bashkautor i punimit “Faktorët e Presionit dhe

Konfliktet e Interesit në Sistemin e Drejtësisë”. Manual për Gjyqtarët (Shoqëria për

Drejtësi, Konrad Adenauer Stiftung, 2007).

Nga viti 2005 deri në 2007 Cristi Danilet ishte anëtar i Komisionit Evropian të Këshillit

të Evropës për Efiçencën e Drejtësisë. Atje, përktheu Rekomandimet përkatëse të

Komitetit të Ministrave, që u mblodhën në përmbledhjen “Efektiviteti dhe Paanësia e

Drejtësisë - Standardet Evropiane” (Instituti Rumun për të Drejtat e Njeriut, 2008),

gjendet edhe në faqen e internetit të Këshillit të Evropës: www.coe.int/cepej. Në mars

2007 Cristi Danilet përfaqësoi Rumaninë në mbledhjen e ekspertëve të shteteve anëtare

të OKB-së që kontribuan në përgatitjen e punimit “Komentar për Parimet e Bangalorit

për Sjelljen Gjyqësore”, i cili përfaqëson kodin etik më të rëndësishëm të hartuar

ndonjëherë për gjyqtarët.

Aspekte të këtij studimi kanë qenë tema prezantimesh që Cristi Danilet ka bërë në

ngjarje të ndryshme si: simpoziumi ndërkombëtar “Etika dhe Kultura Profesionale: një

qasje shumë disiplinore”, mbajtur nga Fakulteti i Historisë dhe Filozofisë të

Universitetit Babes-Bolyai në Cluj-Napoca, më 5-6 tetor 2007; një konference ekstra

kurrikulare që synohet për një audiencë të përbërë nga studentë të vitit të parë

organizuar në Institutin Kombëtar të Magjistraturës më 9 tetor 2007; fjala e mbajtur në

Shkollën e Vjeshtës në kuadër të projektit Rrjeti i ‘Gazetarëve’ për Mbrojtjen e të

Drejtave të Njeriut’, organizuar nga Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – dega

Cluj në partneritet me Shoqatën e Gazetarisë Profesioniste Cluj, mbajtur në Baisoara,

Qarku Cluj, më 19-20 tetor 2007; fjalë e mbajtur në kuadër të programit të trajnimit përgazetarët ‘Media dhe Drejtësia – Në Kërkim të Dialogut’, organizuar nga Freedom House Rumani në Sinaia, më 22 – 24 shkurt 2008. Një paraqitje përmbledhëse e këtijstudimi u botua fillimisht nga Lidhja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – dega

Cluj në 'Gazetën tetor-dhjetor 2007’, që më pas u detajua nga Copoeru, Ion dhe Nicoleta

Szabo (koordinatorë) në ‘Etica si cultura profesionala’ (Kultura dhe Etika Profesionale),

Cluj-Napoca: Editura Casa Cartii de Stiinta, 2008, 218-255.

Në fushën e korrupsionit Gjyqësor dhe të antikorrupsionit, autori mori një çmim nga

Instituti Kombëtar i Magjistraturës për esenë e tij ‘Korrupsioni i Parë nga Brenda' në

tetor 2008. Ka marrë pjesë edhe në një program trajnimi ‘Ndërtimi i Integritetit

Gjyqësor organizuar nga Instituti CEELI në Pragë, në nëntor 2008.

Shumë analiza për korrupsionin, pavarësinë e gjyqësorit, dhe reformën në sistemin

gjyqësor mund të gjenden në blogun e autorit në adresën:

http://cristidanilet.wordpress.com.

Asset Publisher

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Z. Eugen Wohlfarth dhe Ambasadorja e RFGJ-së në Tiranë, Znj. Müller-Holtkemper, me organizatorë të tjerë gjatë aktivitetit të datës 10. mars 2011 në Hotel Rogner në Tiranë - ( Fragment nga kronika e TV Planet) TV-Planet ( Albania)

comment-portlet

Asset Publisher