Asset Publisher

Rreth Nesh

Asset Publisher

Mirë se vini në Fondacionin Konrad-Adenauer!

Liria, drejtësia dhe solidariteti janë parimet që drejtojnë punën e Fondacionit Konrad-Adenauer(KAS). KAS është një fondacion politik i lidhur ngushtë me Bashkimin Demokristian të Gjermanisë (CDU). Si bashkëthemelues i CDU-së, dhe njëkohësisht kancelari i parë gjerman, Konrad Adenauer (1876-1967) ndërthuri traditat e krishtera-sociale, konservatore dhe liberale. Emri i tij qëndron në rindërtimin demokratik të Gjermanisë, ankorimin e politikës së jashtme në një bashkësi vlerash transatlantike, vizionin e bashkimit evropian dhe orientimin drejt ekonomisë sociale të tregut. Konrad Adenauer dhe parimet e tij janë për ne udhëzime, porosi dhe detyrim.

Në kuadrin e Bashkëpunimit tonë Evropian dhe Ndërkombëtar ne angazhohemi që njerëzit të mund të jetojnë të pavarur në liri dhe me dinjitet. Ne japim një kontribut të orientuar drejt vlerave, në mënyrë që Gjermania të përmbushë përgjegjësinë e saj në rritje në botë.

Në këtë kuptim ne duam t’i inkurajojmë njerëzit të marrin pjesë në formësimin e së ardhmes. Me më shumë se 100 zyra në të gjithë botën dhe më shumë se 200 projekte në mbi 120 vende, ne japim një kontribut të pavarur për mbështetjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ekonomisë sociale të tregut. Për të siguruar paqen dhe lirinë, ne mbështesim dialogun e vazhdueshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe shkëmbimin ndërmjet kulturave dhe feve.

Për ne në qendër është njeriu me dinjitetin e tij të pangatërrueshëm, të drejtat dhe detyrat. Njeriu krijon për ne pikënisjen për drejtësi shoqërore, demokracinë e lirë dhe ekonominë e qëndrueshme. Duke bërë bashkë njerëz që pranojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore, ne zhvillojmë rrjete aktive në politikë, ekonomi dhe shoqëri. Menaxhimi ynë i njohurive politike përmirëson shanset për ta bërë globalizimin shoqërisht të drejtë, ekologjikisht të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të efektshëm.

Në aktivitetin tonë, ne kemi partneritet me institucione shtetërore, parti politike, organizata të shoqërisë civile dhe elita të zgjedhura. Përmes qëllimeve dhe vlerave tona ne duam të thellojmë bashkëpunimin politik rajonal e global edhe në të ardhmen, veçanërisht në politikën e zhvillimit. Së bashku me partnerët tanë ne kontribuojmë për një rend ndërkombëtar, që i mundëson çdo vendi të zhvillohet lirshëm dhe i pavarur.

Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore i Fondacionit Konrad-Adenauer-është hartuar si një program rajonal dialogu për sundimin e ligjit. Ai përfshin Shqipërinë, Bosnje-Herxegovinën, Bullgarinë, Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Republikën e Moldavisë, Rumaninë dhe Serbinë. Qëllimi kryesor i programit të shtetit të së drejtës është mbështetja e qëndrueshme e krijimit dhe konsolidimit të një shteti demokratik kushtetues në vendet e rajonit. Përmes seminareve, aktiviteteve formuese, konferencave, botimeve dhe këshillimit, programi synon të kontribuojë në zhvillimin dhe thellimin e një sistemi ligjor efikas në përputhje me parimet e sundimit të ligjit si përbërës thelbësor i një sistemi demokratik dhe si parakusht për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore është një nga gjashtë Programet Rajonale për Shtetin e së Drejtës, të cilat Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) zbaton në të gjithë botën. Qëllimi i programit është plotësimi i aktiviteteve të Zyrave Rajonale, që KAS ka në Evropën Juglindore. Selia e Programit të Shtetit të së Drejtës është Bukureshti (Rumania).

Programi i shtetit të së drejtës për Evropën Juglindore përqendrohet në kuadrin e qëllimeve të tij në pesë fushat e mëposhtme tematike, në të cilat ka një nevojë veçanërisht të madhe për reforma dhe këshillim në vendet e rajonit: 

 

E DREJTA KUSHTETUESE DHE JURIDIKSIONI

Në veçanti përmes krijimit të kushtetutave moderne të shtetit, ku janë ankoruar elementët kryesorë institucionalë dhe materialë të një shteti demokratik të së drejtës. E drejta kushtetuese institucionale si një garant për ndarjen e pushteteve brenda shtetit dhe kontrollin e ndarjes së pushteteve, e cila është e domosdoshme mbi të gjitha për pavarësinë e gjyqësorit. Për më tepër, e drejta kushtetuese materiale, e cila duhet të garantojë barazinë përpara ligjit dhe lirinë dhe të drejtat themelore. >>Informacione të mëtejshme

 

E DREJTA PROCEDURIALE  

për sa kohë që kjo ka një funksion që mbron të drejtat themelore dhe në këtë mënyrë sundimin e ligjit. Në veçanti zhvillimi dhe reformimi i ligjit procedural kushtetues, penal dhe administrativ. >>Informacione të mëtejshme

 

MBROJTJA E TË DREJTAVE THEMELORE DHE TË NJERIUT

në veçanti mbështetja dhe forcimi i sistemeve kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si edhe mbështetjen e garantimit të të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë dhe legjislacion të thjeshtë. Mbështetja e institucioneve që shërbejnë për zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore.  >>Informacione të mëtejshme

 

MBËSHTETJA E NJË DREJTËSIE TË PAVARUR DHE ME INTEGRITET

në veçanti mbështetja e profesionalizmit dhe integritetit në ushtrimin e profesioneve ligjore përmes përcjelljes së informacioneve për promovimin e standardeve ndërkombëtare dhe rajonale ekzistuese për sjelljen etike të gjykatësve dhe prokurorëve. Hartimi dhe zbatimi i standardeve të tilla në nivel kombëtar dhe mbështetja e zhvillimit të mëtejshëm të ligjeve dhe masave për shmangien e konflikteve të interesit, si edhe mbështetja e masave për garantimin e një sistemi gjyqësor kombëtar të pavarur, transparent dhe efikas, ku kanë qasje të gjithë, janë një aspekt thelbësor i programit të shtetit të së drejtës dhe i shërbejnë përafrimit me standardet e BE-së dhe sundimit të ligjit. >>Informacione të mëtejshme

 

PËRBALLJA ME TË SHKUARËN NË SHTETIN E SË DREJTËS

në mënyrë të veçantë mbështetja e vendeve të rajonit në përballjen përmes shtetit të së drejtës të së shkuarës autoritare/totalitare, si edhe të së shkuarës së luftës. Mbështetja e hulumtimit të mundësive të përballjes ligjore me të shkuarën dhe – posaçërisht në nivel rajonal – mbështetje e diskutimit mbi instrumentet e përballjes ligjore me të shkuarën. >> Informacione të mëtejshme

 

Në këto fusha me përparësi Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore organizon në të gjitha vendet e rajonit aktivitete rajonale dhe kombëtare (seminare, trajnime dhe konferenca) dhe mbështet Publikimet.

Grupet e shënjuara të Programit të Shtetit të së Drejtës në Evropën Juglindore në plan të parë janë praktikues ligjorë (gjykatës në gjykatat rajonale të të drejtave të njeriut, gjykatës kombëtarë të gjykatës kushtetuese, gjykatës të gjykatave të larta dhe gjykatave të tjera, prokurorë e avokatë), organe të gjyqësorit si edhe organizma shtetërore të kontrollit (mbi të gjitha këshillat e magjistratëve dhe të drejtësisë, gjykatat kushtetuese dhe gjykatat e larta, institucionet e avokatit të popullit dhe prokuroritë e përgjithshme), shoqatat juridike profesionale (shoqatat e magjistratëve, gjykatësve dhe avokatëve), punonjës të institucioneve të drejtësisë si edhe të administratës së gjykatave, punonjës policie dhe të forcave të sigurisë, pedagogë (kryesisht nga fakultetet e drejtësisë dhe institutet e pavarura shkencore), shkollat e magjistraturës dhe institucione të tjera të formimit juridik, parlamentarë (veçanërisht anëtarë të komisioneve të ligjeve dhe atyre legjislative), si edhe anëtarë të qeverisë dhe punonjës të ministrive (kryesisht nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme), nga partitë politike, zyrtarë të grupeve të ndryshme të integrimit, punonjës të organizatave joqeveritare aktive në shtetin e së drejtës, shoqëria civile, kishat, organizatat kishtare dhe së fundmi, por jo nga rëndësia mediat, gazetarët dhe botuesit. Prandaj ai iu drejtohet veçanërisht edhe brezit të juristëve të rinj, kryesisht studentëve të shkencave juridike, si edhe studiuesve të rinj të shkencave juridike.

Programi i Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore bashkëpunon në të gjitha fushat me organizata partnere. Në këtë mënyrë mund të garantohet se ky program reagon ndaj zhvillimeve dhe iniciativave në vend dhe bazohet në to. Qasja ndërvendore e Programit të Shtetit të së Drejtës ka për qëllim të sigurojë një nxitje për bashkëpunim rajonal të grupeve të synuara dhe të mbështesë krijimin e një rrjeti bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore, si edhe ndërmjet ekspertëve nga rajoni dhe vendet anëtare të BE-së.

Asset Publisher

Asset Publisher

partner

Association _PRAVNIK_ (Bosnien-Herzegowina)
One World Romania Association
Bulgarian Lawyers for Human Rights BLHR (Bulgarien)
Association for Development Initiatives - ZENITH
Center for Advanced Legal Studies CUPS (Serbien)
Office for Cooperation with NGOs, Regierung der Republik Kroatien
Center for Democracy and Human Rights CEDEM (Montenegro)
Centrul de Resurse Juridice (Rumänien)
Centre for Advanced Study CAS (Bulgarien)
Verfassungsgericht der Republik Mazedonien
Verfassungsgericht der Republik Albanien
Verfassungsgericht der Republik Serbien
FEPPS - Faculty of European Legal and Political Studies (Serbien)
Human Resources Management Service
JURINDEX – der National Jurisprudence Index (Rumänien)
Institutul National al Magistraturii INM (Rumänien)
Tschechisches Zentrum Bukarest (Rumänien)
Justizministerium (Rumänien)
Political Science Research Centre CPI (Kroatien)
Kanzlei Stoica & Asociatii (Rumänien)
Stalfort Rechtsanwälte