Asset-Herausgeber

Event

„Kur një popull harron të harrojë……“

Më datë 21 Janar 2016 Fondacioni Konrad Adenauer në Tiranë organizoi konferencën „Kur një popull harron të harrojë“.

Asset-Herausgeber

Details

Rreth 100 pjesëmarrës nga shoqatat e ndryshme të ish të përndjekurve politike, historianë, përfaqësues të politikës dhe institucioneve shtetërore, gazetarë, si edhe të rinj ishin të ftuar për të bërë një bilanz të rishikimit të së shkuarës komuniste në Shqipëri. Kumtesa e hapjes u mbajt nga drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, zoti Agron Tufa. Diskutimet mes të ftuarve dhe kumtesat e shumta nxorrën ne pah faktin, që Shqipëria është nga të vetmet vende të Evropës Lindore që e ka zbardhur më së paku të kauarën e saj. Dosjet nuk janë hapur ende, shumë pak memoriale të kujtojne vuajtjet, padrejtësitë komuniste dhe shumë të vuajtur nuk kanë marrë dëmshpërblimet që u takojnë. Edhe ambasadori gjerman, zoti Hoffmann, theksoi në kumtesën e tij rëndësinë e kësaj teme.

Në kuadrin e kësaj mbrëmbje Dr.Thomas Schrapel, i cili ka drejtuar zyrën e Fondacionit Konrad Adenauer prej katër vitesh, u përshëndet me partnerët dhe miqtë e tij, duke i lënë vendin prezantimit të drejtuesit të ri të zyrës së KAS-it në Tiranë, zotit Walter Glos. Zoti Glos është prej vitit 1988 punonjës i KAS- it, i cili në këto 13 vitet e fundit ka drejtuar departamentin “ Bashkëpunimi Evropian dhe Ndërkombëtar“ në fushën e menaxhimit financiar dhe të projekteve.

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Hotel Rogner
Bulevardi Dëshmorët e Kombit,
1234 Tiranë
Albanien

Anfahrt

Kontakt

Walter Glos

Walter Glos

Leiter des Auslandsbüros Türkei

walter.glos@kas.de +90 312 440 40 80 +90 312 440 32 48

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien