Sfidat dhe problematikat e qeverisjes vendore mbas reformes territoriale - Auslandsbüro Albanien
Seminar
Details
Rreth 8 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve vendore dhe vendosjes së strukturës së re administrative, ende procesi i qeverisjes lokale vuan nga paqartësi legjislative, nga mungesë praktikash të njësuara, nga tendenca e qeverisjes qendrore për kontrollin e qeverisjes vendore, si dhe nga vështirësi praktike të qeverisjes vendore për të përmbushur qëllimet e veta mbi bazën e premtimeve elektorale dhe pritshmërive qytetare.
Për shkak se problematika lokale është emergjente dhe drejtuesit e rinj në këtë fazë kanë nevojë për mbështetje/asistencë në trajtimin e këtyre problematikave Fondacioni Konrad Adenauer organizon më dt. 8 prill në Lezhë seminarin me titull: Sfidat dhe problematikat e qeverisjes vendore