Asset-Herausgeber

Veranstaltungsberichte

The Future Leaders Dialogue Platform - Reforma në drejtësi

Diskutim mes ekspertësh dhe të rinjsh politkisht të interesuar

Asset-Herausgeber

Në kuadër të platformës për dialogun e drejtuesve të së ardhmes, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra për Studime Europiane organizuan dy takimet e para me të rinj aktivë në jetën shoqërore dhe politike të vendit, përkatësisht në Tiranë dhe në Durrës. Tema e diskutimit ishte mbi reformën në sistemin e drejtësisë. Në diskutimin e Tiranës ishin të ftuar Prof. Dr. Altin Shegani, dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës dhe Z. Enkelejd Alibeaj, ish ministër i drejtësisë, drejtues i departamentit të sigurisë pranë Partisë Demokratike dhe jurist i shquar. Dy të ftuarit ofruan shpjegimet e tyre mbi çështje të rëndësisshme të proçesit të reformës, mbi domosdoshmërinë e saj, mbi rolin e Komisionit të Venecias etj. Diskutimi u pasurua me pyetjet dhe komentet e të rinjve, të cilët ndër të tjera shprehën edhe kritikën e tyre për ngadalësinë e zhvillimit të këtij proçesi dhe mosrënien dakord të palëve partiake të përfshira.

Në diskutimin e zhvilluar në qytetin e Durrësit ishin të ftuar dy deputetët e Partisë Demokratike, Z. Oerd Bylykbashi, njëkohësisht pjesëmarrës në komisionin e posaçëm të reformës dhe Z. Gerti Bogdani. Në fjalën e tij Z. Bylykbashi u përqëndrua në një shpjegim të detajshëm të reformës në tërësi dhe në kërkesat, sipas tij të drejta, që Partia Demokratike parashtron për realizimin e një reforme efikase e cila do të mund të zgjidhë problemet urgjente të sistemit të drejtësisë në vend në një mënyrë të qëndrueshme, çka do të ndikonte drejtpërdrejtë në kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe në përmirësimin e jetës së tyre.

Asset-Herausgeber

comment-portlet

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber