Asset Publisher

Single title

PARIMET E LIRISË DHE SIGURISË PËR GJERMANINË

MANIFESTI I PARTISË SË UNIONIT KRISTIAN DEMOKRAT TË GJERMANISË (CDU)

Vizioni ynë për Gjermaninë është një shoqëri mundësish në të cilën qytetarët tanë tëjetojnë në liri dhe siguri, një shoqëri që respekton arritjen dhe suksesin. Veç kësaj, neduam që të ankorohen në mes të shoqërisë edhe ata që deri tani kanë qenë të përjashtuar.Çelësi për shanse më të mëdha në tregun e punës janë veçanërisht mundësitë e barabartapër edukim dhe arsimim gjatë gjithë jetës.

Asset Publisher

I. NE KRISTIAN DEMOKRATËT

1. Cilët jemi ne – koncepti ynë i njerëzimit dhe vlerat bazë të CDU-së

Partia Popullore e Qendrës

1. Unioni Gjerman Kristian Demokrat është parti politike e qendrës. Ajo lidhet me të

gjithë njerëzit e të gjithë llojeve të niveleve dhe grupeve në vendin tonë. Politikat tona

karakterizohen nga koncepti kristian i njerëzimit dhe përgjegjësitë ndaj Zotit.

2. Koncepti kristian i njerëzimit formon bazën tonë etike për politika të përgjegjshme.

Megjithatë, ne e njohim faktin se asnjë program politik nuk mund të rrjedhë nga ndonjë

besim kristian. CDU është e hapur për çdo person që njeh dinjitetin, lirinë dhe barazinë e

të gjithë njerëzve dhe pranon parimet drejtuese të sjelljes sonë politike të cilat lindin nga

vlerat e mësipërme. Sjellja jonë kolektive në CDU mbështetet tek ky themel.

3. CDU u themelua nga burra dhe gra që donin t’i jepnin formë të ardhmes së Gjermanisë

me një parti popullore të bazuar tek krishterimi pas rënies së Republikës së Vaimarit,

krimeve të kryera gjatë periudhës së Nacional Socializmit dhe sundimit komunist pas vitit

1945. Anëtarësia e saj përfshinte të krishterë, katolikë, protestantë, evangjelistë dhe burra

dhe gra që u përkisnin të gjitha feve dhe klasave shoqërore. CDU ka rrënjë konservatore,

liberale dhe social kristiane. Mbi bazën e idealeve të përbashkëta, anëtarët e CDU-së

kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në hartimin e Kushtetutës gjermane. Ajo

përcaktoi gjithashtu për shumë dekada vendimet politike thelbësore në pjesën e lirë të

Gjermanisë, për shembull në lidhje me ekonominë sociale të tregut, të gjitha ligjet

kryesore sociale, duke e bërë Gjermaninë aleate të komunitetit etik dhe të mbrojtjes së

Perëndimit dhe të ribashkimit të Gjermanisë dhe të Europës. CDU-së ju mohua e gjitha

kjo në zonën gjermane të pushtuar nga sovjetikët.

4. Parimet shpirtërore dhe politike të CDU-së janë të rrënjosura në etikën sociale të

kishave të krishtera, në traditat liberale të Iluminizmit, ruajtja e vlerave konservatore e

marrëdhënieve dhe njohja e faktit se shteti nuk duhet të konsiderohet si i gjithëfuqishëm.

Ato janë gjithashtu rezultat i rezistencës së krishterë dhe të motivuar nga ana patriotike

kundër nacional socializmit. Aspekte të tjera të identitetit të CDU-së janë revolucioni

paqësor i vitit 1989 i cili përmbysi diktaturën komuniste të RDGJ-së dhe ribashkimin e

atdheut tonë. Arritjet dhe përvojat e qytetarëve të shteteve të reja federale janë një

pasurim për komunitetin tonë dhe për CDU-në. Bashkimi Kristian Demokrat Gjerman

është partia që promovon bashkimin e Gjermanisë.

Botimi përmban 76 faqe.

Kopje të librit në gjuhën shqipe mund të tërhiqen nga të interesuarit duke kontaktuar me Znj. Loreta Shameti në adresën: Loreta.Shameti@kas.de

©2008, Fondacioni Konrad Adenauer

D-10907 Berlin.

Departamenti për Bashkëpunimin Ndërkombëtar

Personi i kontaktit:

Dr. Karsten Grabow, karsten.grabow@kas.de

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher