Asset Publisher

Single title

MBROJTJA GJYQËSORE E TË DREJTAVE TË NJERIUT

PËRMBLEDHJE E RASTEVE KRYESORE TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS, TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE TË GJYKATËS SË DREJTËSISË TË BASHKIMIT EVROPIAN

Ky libër, i shkruar nga profesorët e nderuar Prof. Dr. Remzije Istrefi, Prof. Dr. Bekim Sejdiu dhe Prof. Dr. Ledi Bianku, të cilët kanë edhe përvojë në fushën e gjyqësisë dhe mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, trajton temën e mbrojtjes gjyqësore të të drejtave të njeriut, duke përfshirë përmbledhjen e rasteve kryesore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian. Qëllimi i përgjithshëm i këtij publikimi është të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të komunitetit juridik, veçanërisht të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, për mbrojtjen gjyqësore të të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Më konkretisht, ky publikim synon të ofrojë udhëzim konciz për secilën të drejtë individuale të njeriut që mbrohet me Kushtetutën e Kosovës dhe jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Kushtetuese, të GJEDNJ dhe të GJDBE-së, lidhur me këto të drejta. Përpilimi i përmbledhjeve të rasteve të GJEDNJ-së, të GJDBEsë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do t’i shërbejë komunitetit më të gjerë juridik në Kosovë: gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Akademinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Odën e Avokatëve, Institucionet e Trajnimit, dhe agjenci dhe shoqata të tjera profesionale, aktive në fushën e gjyqësorit.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher