Asset-Herausgeber

Albanian Center for Good Governance – ACGG

Albanian Center for Good Governance
Albanian Center for Good Governance – ACGG, themeluar në Tiranë, në shtator 2014, është një think-tank i pavarur, jo-qeveritar, jofitimprurës që ka për mision promovimin e ideve dhe praktikave themelore të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës dhe të Qeverisjes së Mirë. ACGG ka mbledhur ekspertët më të mirë nga të gjitha fushat, kryesisht nga bota akademike, pedagogë, intelektualë, gazetarë, veprimtarë të shoqërisë civile, ekspertë të fushave të ndryshme, studentë dhe të rinj synojnë të shkëmbejnë eksperiencë dhe mendime mbi qeverisjen dhe lidershipin. ACGG mbetet një derë e hapur për të gjithë ata që kanë për të ofruar një ide, një model, një përvojë apo një kontribut të ri në promovimin e Qeverisjes së Mirë në Shqipëri. ACGG është projektuar dhe funksionon si një shtëpi e mendimit të lirë dhe paraqitjes së alternativave për çështje që lidhen me Qeverisjen e Mirë.Fondacioni “Konrad Adenauer” është partneri kryesor i ACGG-së.
Zur Webseite

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë - IDMC

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë - IDMC
IDMC - Instituti për Demokraci, Media & Kulturë është një organizatë e pavarur, jo-fitimprurëse dhe joqeveritare me qendër në Tiranë, e cila frymëzon dhe mbështet projekte me qasje ndërdisiplinare për të studiuar, kuptuar dhe promovuar zhvillimin e vlerave demokratike, rolin dhe impaktin e medias e të kulturës brenda dhe jashtë vendit. Aktiviteti i saj synon të shtrihet në tre fusha të rëndësishme: demokracia, media dhe kultura.Këtë mision IDMC merr përsipër ta kryejë përmes përfshirjes qytetare, veçanërisht të brezit të ri, sepse ne mendojmë që të rinjtë meritojnë më shumë hapësirë dhe orientim për të qenë pjesëmarrës aktivë në proceset e politikëbërjes.
Zur Webseite