Asset-Herausgeber

Programi i bursave Sur-Place të Fondacionit Konrad Adenauer

Asset-Herausgeber

Rreth KAS

Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) është një fondacion politik gjerman, që  synon të promovojë demokracinë, shtetin e së drejtës, dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar. Themeluar në frymën e vlerave kristian-demokrate dhe trashëgimisë politike të kancelarit gjerman Konrad Adenauer, fondacioni mbështet zhvillimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë sociale të tregut. Për këtë qëllim, zyra e KAS për Shqipërinë nëpërmjet një programi specifik bursash, ofron mbështetje për studentë të talentuar, të cilët me përfundimin e studimeve të nivelit Bachelor dëshirojnë të përfitojnë gradën shkencore Master.

 

Synimi i programit tonë të bursave "Sur-Place" është mbështetja e studentëve të talentuar përgjatë rrugëtimit të tyre akademik, të angazhuar në shoqëri dhe me potencial për lidership.

 

 

Kriteret për bursë

Për të përfituar një bursë nga programet tona, aplikanti duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:

  1. Të ketë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor me notë mesatare mbi 8.5;
  2. Të regjistrohet për ndjekjen e studimeve Master (ose të jetë student në vitet e fundit për programet e integruara) pranë një universiteti publik në Republikën e Shqipërisë 
  3. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ose gjermane;
  4. Të jetë aktiv në angazhime sociale/politike dhe të tregoj interes për jetën politike në vend;
  5. Të dëshmojë të ardhura mujore modeste;
  6. Të jetë i motivuar për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen politike të vendit dhe zhvillimin e politikave shtetërore, duke u identifikuar me vlerat e solidaritetit social.

 


Përfitimet e bursës Sur-Place:

  • Mbështetje financiare mujore
  • Pagesën e tarifës së universitetit për periudhën e bursës
  • Marrjen pjesë në trajnime, akademi dhe shkolla verore jashtë Shqipërisë
  • Pjesëmarrje në aktivitetet dhe programet e zyrës së KAS Shqipëri
  • Network: Të qenit pjesë e rrjetit KAS Alumni, me ish-bursistë të KAS ndër vite nga Shqipëria dhe Evropa

 

 

Procesi i aplikimit

  • Për të aplikuar për bursë duhet të dorëzoni këto dokumenta:
  1. Curriculum Vitae - CV (në shqip dhe anglisht)
  2. Dy letra rekomandimi (në shqip), ku të paktën njëra duhet të jetë e firmosur nga një profesor i universitetit ku aplikanti ka përfunduar studimet Bachelor
  3. Një letër motivimi (në shqip dhe anglisht)
  4. Listë notash të studimeve Bachelor nga e-Albania (në shqip)
  5. Një fotografi
  6. Formularin e aplikimit - Formulari i aplikimit mund të shkarkohet online këtu

 

  • Aplikimi duhet dorëzuar fizikisht pranë zyrave tona ose me anë të postës!

Adresa: Fondacioni Konrad Adenauer, Zheni Korçari, Blv. "Dëshmorët e Kombit" Kulla Binjake Nr. 1, Kati 11, Tiranë

Nga e hëna në të enjte, ora 11:00-15:00 dhe të premten në orarin 11:00-12:00.

  • Aplikimet janë të hapura deri më datë 15 tetor 2025!
  • Aplikantët e përzgjedhur në fazën e parë do të ftohen për një intervistë në zyrat e Fondacionit Konrad Adenauer.
     

Për informacione të mëtejshme, lutemi të kontaktoni znj. Zheni Korçari me anë të emailit në Zheni.Korcari@kas.de ose në Tel. +355 4 22 66 525.

 

Sigurohuni të na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale në Facebook & Instagram - KAS Albania


Ju urojmë suksese!

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Kontakt

Zheni Korçari

Zheni Korcari
Programmkoordinatorin
Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

Asset-Herausgeber