Seminar
Details
Zgjedhjet për pushtetin lokal që pritet të mbahen në qershorin e vitit 2015, do të jenë një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në Shqipëri. Ato kanë një rëndësi të veçantë pasi do të jenë një test për nivelin e demokracisë së shoqërisë shqiptare dhe për mënyrën se si aktorët politikë do të sillen në raport me zgjedhjet, pasi dihet që pothuajse të gjitha zgjedhjet e deritanishme në Shqipëri, qoftë ato të përgjithshme, qoftë ato lokale, nuk i kanë respektuar standartet demokratike. Por jo vetem, këto janë zgjdhjet e para lokale, të cilat do të zhvillohen pas reformës se re administrative.
Por standartet e këtyre zgjedhjeve do të varen sa prej aktorëve politikë dhe administratës zgjedhore, aq edhe prej rolit të bashkësive lokale dhe mediave. Mediat, sidomos ato lokale, mund të ndikojnë thelbësisht në rritjen e transparencës së ushtrimit të pushtetit lokal, në paraqitjen objektive të alternativave dhe kandidatëve, në gjallërimin e një debati konstruktiv rreth tyre si dhe krijimin e një klime normale zgjedhore që do të mund tu krijojë mundësinë zgjedhëzve të analizojnë, debatojnë, kërkojnë llogari dhe të vendosin në mënyrë demokratike e të vetëdijshme për alternativën më të mirë.
Për këtë arsye Fondacioni Konrad Adenauer do të organizojë seanca trajnimi dhe debati me gazetarët e mediave lokale ne 12 qarqet e Shqiperise, të cilat do të synojnë rritjen e nivelit profesional dhe të përgjegjshmërisë së tyre në informimin e publikut gjatë fushatës për pushtetin vendor 2015.