Asset-Herausgeber

Workshop

Të Drejtat e Pakicave në Shqipëri: Fuqizimi i rinisë Rome përmes edukimit dhe leadership-it”.

Thirrje për trajnim

Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Qendren UET organizojnë trajnime falas për të rinjtë që shfaqin interes mbi çështjet e komunitetit Rom në Shqipëri.

Asset-Herausgeber

Details

TRAJNIME NË FUSHËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT ME FOKUS TË RINJTË ROM NË SHQIPËRI

Konrad Adenauer Stiftung në bashkëpunim me Qendrën UET dhe Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri organizojnë trajnime falas për të rinjtë që shfaqin interes mbi çështjet e komunitetit Rom në Shqipëri në kuadër të projektit: “Të Drejtat e Pakicave në Shqipëri: Fuqizimi i rinisë Rome përmes edukimit dhe leadership-it”. Për aplikimet, të gjithë të interesuarit të dërgojnë në adrsesën elektronike: info@uetcentre.org dokumentacionin si më poshtë:

CV në shqip;

Letër Motivimi (300-500 fjalë)

Afati i fundit i aplikimeve: 31 Maj 2014

Konrad Adenauer Stiftung në bashkëpunim me Qendrën UET dhe Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri si dhe me mbështetjen e Programit të Shtetit të së Drejtës për Europën Juglindore, si edhe në partneritet me Akademia e Filantropisë, Londër, Fondacionin Scheherazade, Rumani dhe Universitetin Europian të Tiranës oraganizojnë Trajnime falas për të gjithë të rinjtë, mbi moshën 18 vjeç, që kanë interes mbi të drejtat e pakicave Rome në Shqipëri. Këto trajnime vijnë në kuadër të projektit: “Të Drejtat e Pakicave në Shqipëri: Fuqizimi i rinisë Rome përmes edukimit dhe leadership-it”.

Qëllimi i këtij projekti konsiston në fuqizimin e të rinjve Rom në Shqipëri, në luftën kundër diskriminimit, skajimit dhe përjashtimit. Projekti do të kontribuojë në zhvillimin e njohurive të të rinjve rom dhe jo rom për sa u përket të drejtave të minoriteteve, aktivizimit dhe leadership-it.

Të gjithë të rinjtë pjesmarrës në trajnim do të marrin Çertifikatë pjesëmarrjeje dhe do të marrin pjesë në Konferencën Kombëtare, e cila do të zhvillohet më datë 3 Korrik 2014 si dhe do të bëhen pjesë e rrjetit të të rinjve elitar të Qendrës UET.

Detajet e trajnimeve si më poshtë:

Trajnimi i I-rë nën temën: “Të Drejtat e Njeriut dhe të pakicave në Shqipëri: Konteksti juridik dhe politik, sfidat dhe mundësitë për të Rinjtë Rom” do të zhvillohen në datat 6-7 Qershor 2014.

Trajnimi i 2-të nën temën: “Angazhimi i të Rinjve në të Drejtat e Pakicave përmes Lidership-it: Bashkimi i Elitës së re Rome dhe jo-Rome” do të zhvillohen në datat:13-14 Qeshor 2014.

Vendndodhja: Qendra UET &Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë.

Data të rëndësishme:

Afati I fundit i aplikimeve: 31 Maj 2014

Trajnimi i parë: 6-7 Qershor 2014

Trajnimi i dytë: 13-14 Qeshor 2014

Konferenca Kombëtare: 3 Korrik 2014

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Qendra UET

Kontakt

Dr. Thomas Schrapel

Dr

Direktor des Regionalprogramms Politischer Dialog Südkaukasus

thomas.schrapel@kas.de +995 32 2 459112
+995 32 2 459113

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien