Asset Publisher

Publikime

Përtej Kuotës Gjinore

Rritja e Përfaqësimit të Grave në Ekzekutiv dhe Parti Politike

Kjo analizë, e publikuar në bashkëpunim me Eduardo Frei Foundation dhe Democracy Plus shqyrton rolin e grave në degën ekzekutive, sidomos në pozitat e emëruara ku pushteti dhe ndikimi politik janë më të mëdha, veçanërisht në kontekstin e Kosovës.

Asset Publisher

Shpërndaj

Në Kosovë, diskutimet për përfaqësimin gjinor në procese politike zakonisht përqendrohen te kuota ligjore prej 30% në institucionet ligjvënëse, si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Kjo kuotë shpesh përdoret si argument se gratë tashmë kanë hapësirë të mjaftueshme në politikë dhe se vendi nuk mund të avancojë më tej në këtë drejtim.

Megjithatë, kjo analizë e zgjeron diskutimin përtej përfaqësimit në kuvende. Ajo shqyrton rolin e grave në degën ekzekutive, sidomos në pozitat e emëruara ku pushteti dhe ndikimi politik janë më të mëdha, veçanërisht në kontekstin e Kosovës. Njëkohësisht, trajtohet edhe mënyra si partitë politike, si aktorë kyç në përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë, ndikojnë në përfaqësimin gjinor në këto poste. Analiza, gjithashtu, paraqet rekomandime konkrete për forcimin e politikave të përfaqësimit gjinor në nivelin qendror dhe lokal.

Së pari, analiza paraqet shkallën e përfaqësimit gjinor në ekzekutivin e Qeverisë së Kosovës, me fokus në tri pozita kyçe që varen plotësisht nga partitë politike: zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat. Në këtë pjesë zbërthehen edhe emërimet brenda koalicioneve qeverisëse, si një faktor thelbësor për të kuptuar barrierat dhe hapësirat për avancimin e përfaqësimit gjinor.

Së dyti, analiza trajton nivelin komunal, duke shqyrtuar përfaqësimin gjinor në drejtori komunale, kandidaturat e partive për kryetar komune, si dhe emërimet për nënkryetarë dhe kryesues të kuvendeve komunale. Më tej, ajo analizon edhe strukturat e brendshme të partive politike sic janw kryesitë, këshillat drejtues dhe degët lokale, duke theksuar se sfidat kryesore për përfaqësimin gjinor lindin pikërisht në këto nivele, për t’u reflektuar më pas në pozitat ekzekutive dhe ato të emërimit.

Gjetjet tregojnë një situatë jo të favorshme të përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse politike, ndërsa shpesh përgjegjësia u faturohet vetë grave. Për këtë analizë poashtu janë përdorur të dhënat nga disa intervista me kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2025.

Në përmbyllje, analiza synon të kontribuojë në hartimin e politikave më efektive për përfaqësim të barabartë gjinor në pozitat e emëruara në nivel qendror dhe lokal, duke ofruar një sërë rekomandimesh praktike për përmirësim të gjendjes aktuale.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher