Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Asset Publisher

Business Talks: Integrimi i Inovacionit në Ekonomi

Hartimi i Ligjit për E-Tregtinë dhe Nënshkrimet Digjitale

Fondacioni Konrad-Adenauer dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizuan një Business Talks të fokusuar në inovacion, digjitalizim dhe kornizën ligjore për e-tregtinë në Kosovë.

Business Talks: Zbatimi i Efikas i Masave të Qeverisë për Mallrat që Tranzitohen nga Serbia

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizuan një ngjarje Business Talks që trajtoi Zbatimi i Efikas i Masave të Qeverisë për Mallrat që Tranzitohen nga Serbia.

Qasje e Barabartë dhe Përfshirja e Ofruesve Privatë të Kujdesit Shëndetësor në Ligjin për Shëndetësi

Business Talks

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizuan një ngjarje Business Talks që trajtoi Qasje e Barabartë dhe Përfshirja e Ofruesve Privatë të Kujdesit Shëndetësor në Projektligjin për Shëndetësi

Integrimi në BE dhe Transformimi Digjital: Sfidat për Ekonominë e Kosovës në Rrugën drejt BE-së

Takimi i bursistëve aktualë dhe alumnive të KAS Kosovë, 04–05 Tetor 2025, Prevallë

Fondacioni Konrad-Adenauer mblodhi bursistët aktualë dhe ish-bursistët në një takim dyditor të rrjetit Alumni, për të diskutuar integrimin në BE, transformimin digjital dhe rolin e inteligjencës artificiale në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pjesëmarrësit morën pjesë në ligjërata, punëtori praktike dhe punë në grupe mbi përdorimin e teknologjive digjitale për avancimin e procesit integrues.

Kampi Rinor mbi Inteligjencën Artificiale dhe Demokracinë

17–19 Tetor 2025, Suharekë

Fondacioni Konrad-Adenauer dhe Democracy+ organizuan një kamp treditor për të rinjtë, ku u trajtua ndikimi i inteligjencës artificiale, teknologjive digjitale dhe komunikimit online në demokraci, zgjedhje dhe pjesëmarrje qytetare. Përmes ligjëratave, punëtorive dhe aktiviteteve interaktive, pjesëmarrësit analizuan rreziqet dhe mundësitë që IA sjell për sistemet demokratike.

Drejt Standardeve të Gjelbra të BE-së – Transformimi Energjetik në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë

18–19 Shtator 2025, Prishtinë

Fondacioni Konrad-Adenauer dhe Qendra Wilfried Martens për Studime Evropiane organizuan në Prishtinë një konferencë dyditore mbi tranzicionin energjetik, përafrimin me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe rolin e të rinjve në inovacionin e gjelbër. Zyrtarë të lartë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan zhvillimet rajonale, mekanizmat e financimit dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt standardeve të BE-së.

Qeverisja Lokale, Vizion dhe Lidership Politik

30 Maj – 1 Qershor 2025, Brezovicë

KAS Kosova dhe KLGI organizuan në Brezovicë një trajnim treditor për forcimin e lidershipit lokal dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel komunal. Pjesëmarrësit morën pjesë në ligjërata nga ekspertë, punëtori praktike dhe punë në grupe mbi demokracinë direkte, hartimin e politikave dhe komunikimin politik.

Sfidat politike dhe të sigurisë në rrugën drejt Integrimit Evropian të Kosovës

Një diskutim i përbashkët mes Sh.S.Dr. Vjosa OSMANI dhe Rrjetit KAS-Alumni në Kosovë

Ndikimi i akterëve të huaj në sigurinë kombëtare të Kosovës

Një konferencë e organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, më 13 nëntor në Prishtinë

Udhëheqja politike – Komunikimi me votuesit

Një trajnim për lidership dhe komunikim, i organizuar më 12 dhe 13 tetor 2024, në Istog.

Asset Publisher

Rreth kësaj serie

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

Detajet e porosisë

Redaktori

Konrad-Adenauer-Stiftung e.V.