Asset Publisher
Konrad Adenauer
05. Janar 1876 – 19. Prill 1967
Asset Publisher
Konrad Adenauer është kanelari themeluess i Republikës Federale të Gjermanisë. Vendimet e tij themeltare gjatë kohës kur ishte kancelar (1949 - 1963), deri më ditën e sotme e determionojnë strukturën e brendshme si dhe orientimin e politikës së jashtme të Republikës Federale të Gjermaninsë.
Futja e Republikës Federale të Gjermanisë në rrethin e demokracive perëndimore, në veprën bashkuese europiane si dhe pajtimi gjermano-francez, kanë lidhje të veçantë me emrin e Adenauerit. Drejtpërsëdrejti pas marrjes në dorë postin e kancelarit, ai për popullin gjerman shprehi synimin, „që të ndreq padrejtësitë që ju ishin bërë çifutëve, sa më mirë të jetë e mundshme, pasi miliona jetëra u shkatërruan pa pasur mundësi të rikthehen më“.
Rindërtimi i Gjermanisë, kapërcimi i pasojave rënduese të luftës, vendimi për Ekonominë Sociale të Tregut dhe vendimet e gjera e politikës sociale, i takojnë kohës kancelare të Adenauerit.
CDU-ja, që në vitin 1945 doli në mënyrë spontane nga një valë e themelimit, si "parti e kancelarit" bashkë me Adenauerin, u bë partia më e suksseshme e historisë gjermane të shekullit të 20.