Asset Publisher

Titujt

Busulla ideologjike e Kosovës

Evolucioni i orientimit partiak 2014-2020, Vlerat dhe Popullizmi

Gjatë verës së vitit 2020, D4D ka realizuar një studim të opinioneve të zyrtarëve partiakë në Kosovë, duke matur kështu opinionet për 40 tema të ndryshme, të cilat janë përdorur për të vlerësuar orientimin ideologjik të katër partive kryesore në Kosovë.

Asset Publisher

Me kategorizimin e mendimeve partiake për mbi 40 tema socio-ekonomike, ky punim ka dy qëllime kryesore. Punimi mëton t'u ndihmojë partive politike për të reflektuar për qëndrimet e tyre për tema të ndryshme konkrete, duke vlerësuar nëse kanë koherencë të brendshme dhe qëndrim të qartë. Nëse partia ka koherencë të brendshme, atëherë këtë qëndrim edhe mund ta shfaqë haptazi, që zakonisht nuk është tipar i partive tona. Së dyti, punimi mëton ta informojë publikun dhe shoqatat që përfaqësojnë qytetarë me interesa të ngjashme që të vlerësojnë se cila nga partitë politike është më e afërt me interesat e tyre. Partitë nuk duket se kanë ndonjë shtytje të organizuar për të marrë qëndrime të qarta për tema kundërthënëse e aq më pak që të përkufizojnë ideologjinë. Madje për shkak të krizave të nëjpasnjëshme politike, edhe vetë-deklarimet të cilat më parë ishin pjesë të diskursit kanë pushuar. Kosova duhet të presë për një dinamikë tjetër politike, mbase pas dialogut me Serbinë që udhëheqësitë politike të përpiqen që të shndërrojnë emërtimin ideologjik në udhëzim konkret për pozicionim rreth temave konkrete. Edhe kur të rikthehet debati i orientimit, nuk do të varet vetëm nga lidershipi, por nga qëndrimet reale të zyrtarëve me ndikim. Prandaj ky studim mëton të analizojë mendimet e një rrethi më të gjerë të zyrtarëve dhe aktivistëve në parti. Qëndrimet dhe ndryshimi i tyre me kohë është me rëndësi për të kuptuar transicionin dhe transformimin gradual të partive – nga të qenit mjete të grupeve që kanë themeluar partitë drejt përfaqësimit të një baze stabile të votuesve me interesa të përbashkëta dhe jo gjeografikishit të koncentruara. Një profil i dallueshëm dhe konsistent i partisë do të jepte edhe orientim të efektshëm dhe të kontribuojë drejt disiplinimit të partisë. Në çdo vend me demokraci të re, legjitimiteti buron prej liderëve, veçanërisht kur ata janë vetë themeluesit e tyre. Por me kalimin e kohës, vdesin disa nga liderët, apo largohen nga politika, dhe zyrtarë të tjerë me ndikim ndërrojnë partitë, dhe liderë të rinj, pa peshën politike të të qenit themelues, mbushin vakumin e krijuar.Me kalimin e viteve, edhe votuesit që mbajnë mend partinë për shkak të emrit të mitizuar të themeluesit, vdesin dhe në vend të tyre, të rinjtë arrijnë moshën për të votuar.Të rinjtë pastaj kanë kritere më praktike se për kë do të votojnë. Partive u leverdis definimi edhe për arsye se kalimet nga një parti te tjetra bëhen më të rralla. Tani lehtësisht kalon një aktivist sepse lidhja është me liderin – dhe lehtë demoralizohet një aktivist dhe mund të personalizojë raportin me udhëheqësinë. Kjo edhe është një nga arsyet pse Kosova ka politikë kaq të polarizuar, sepse politika bëhet personale. Një individ i cili i mbron, të themi, politikat i lirisë individuale vështirë se mund t'i bashkohet një partie e cila nuk i përshtatet qëndrimeve të tij/saj. Përderisa ideologjia do ta forconte disiplinën e partisë, konsistenca e mendimeve mund ta kufizojë lirinë e veprimit të udhëheqësve individualë dhe do ta forconte demokracinë e brendshme partiake. Duke e pasur parasysh evoluimin gradual të partive politike në Kosovë dhe kalimet e shumta nga një parti në tjetrën, kjo periudhë përbën një fazë ideale për analizë më të hollësishme të çështjeve dhe për të krijuar një pasqyrë më të saktë të opinionit të personave më me ndikim. Hipoteza jonë fillestare ishte se mesatarja e koordinatave ideologjike Brenda secilës parti nuk dallon shumë nga një parti në tjetrën. Partitë janë pragmatike prandaj shpërndarja e individëve luhatet nëpër spektrin ideologjik – prandaj nuk ka mbështetje për ndonjë pozicion për çështje të veçantë politike. Në raste kur partitë politike proklamojnë një emërtim apo cilësim ideologjik, ato më shumë e pasqyrojnë dëshirën e krerëve të tyre më të lartë se si dëshirojnë që të shihet partia e tyre nga jashtë

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher