Security represents one of the main dimensions of the existence of the state itself. The lack of security not only poses a risk for proper functioning of the state, but also represents an extremely serious challenge to the state as a whole, given that, under contemporary conditions, threats take various forms, including: 1) political threats, terrorism and human rights abuses; 2) economic threats, such as poverty, international financial recession, economic competition among states and piracy; 2) environmental threats, such as nuclear disasters, ecological changes, land degradation, shortage of food, water and other resources, and 4) social risks, such as minority and majority conflicts, overpopulation, organized crime, drug trafficking, mass immigration and various diseases. These risks and threats facing states have created the need for appropriate and more adequate reform of security institutions to address security challenges such as organized crime, arms trade, natural disasters, emergency situations, civil and religious conflicts, and others.
Siguria paraqet një ndër dimensionet kryesore të ekzistencës së vet shtetit. Mungesa e sigurisë përbën jo vetëm rrezik për funksionimin e duhur të shtetit por paraqet sfidë tejet serioze për shtetin si tërësi duke qenë se në rrethanat e sotme, kërcënimet janë të natyrave të ndryshme sikurse: 1) kërcënimet politike, terrorizmi dhe shpërdorimi i të drejtave të njeriut; 2) kërcënimet ekonomike, si varfëria, recensioni ndërkombëtar financiar, konkurrenca ekonomike mes shteteve dhe pirateria; 2) kërcënimet e mjedisit, si katastrofat bërthamore, ndryshimet ekologjike, shkatërrimi i tokës, mungesa e burimeve të ushqimit, ujit dhe burimeve tjera, dhe 4) rreziqet shoqërore, si konfliktet pakicë/shumicë, mbipopullimi, krimi i organizuar, kontrabanda me drogë, imigrimi masiv dhe sëmundjet e ndryshme. Këto rreziqe dhe kërcënime ndaj shteteve kanë shtruar nevojën për një reformë të duhur dhe më adekuate të institucioneve të sigurisë për të adresuar problemet e sigurisë sikurse krimi i organizuar; tregtia me armë; katastrofat natyrore; gjendjet emergjente, konfliktet civile dhe fetare etj.
Ky studim synon të analizojë në mënyrë të sistematizuar arkitekturën juridike dhe institucionale të sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës. Në pjesën e parë do të shqyrtohet kuadri kushtetues dhe ligjor që rregullon organizimin, kompetencat, përgjegjësitë dhe raportet ndërmjet institucioneve kryesore të sigurisë, duke përfshirë mekanizmat civilë, policorë, mbrojtës dhe inteligjentë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet parimeve të kontrollit demokratik, ndarjes së pushteteve, sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore në ushtrimin e funksioneve të sigurisë.
Një objektiv i rëndësishëm i studimit është identifikimi i boshllëqeve juridike, institucionale dhe praktike që ndikojnë në efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare. Në këtë kuadër do të shqyrtohen paqartësitë në ndarjen e kompetencave, mungesa e mekanizmave të zbatueshëm të llogaridhënies, kufizimet në qasjen në informacione të klasifikuara, kapacitetet profesionale të komisioneve parlamentare, niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndikimi i polarizimit politik në ushtrimin e kontrollit demokratik.