Asset Publisher

Titujt

Agjenda 2030 në Kosovë

Zhvillimi Ekonomik, Çështjet Sociale, Infrastruktura, Inovacioni, Mjedisi, Qeverisja dhe Bashkëpunimi

Zhvillimi i qëndrueshëm është mjaft i rëndësishëm për të gjitha vendet, pa marrë parasysh stadin e tyre të zhvillimit. Si prioritet i vendosur në Traktatet Evropiane, zhvillimi i qëndrueshëm luan rol të veçantë në politikat evropiane. Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm shërben si udhërrëfyes për të gjitha vendet drejt arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm socio-ekonomik. Kjo agjendë përfshin 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ). Në shtator të vitit 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën “Transformimi i botës: Agjenda e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm”. Kjo agjendë është një plan veprimi për njerëzit, planetin dhe prosperitetin. Politikat, planet dhe programet e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë janë baza e kësaj kornize. Monitorimi i zbatimin të OZhQ-ve në Kosovë kërkon të dhëna cilësore, të qasshme dhe të përditësuara.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher