Transformimi Digjital në Nivelin Lokal në Kosovë - Zyra në Kosovë
Asset Publisher
Publikime
Transformimi Digjital në Nivelin Lokal në Kosovë
Roli i të Rinjve dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale për qeverisje transparente
Ky punim synon të trajtoj një nga sfidat dhe mundësitë më të mëdha të administratës publike në Kosovë: transformimin digjital dhe përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe përfshirjes qytetare në vendimmarrje, e me theks të veçantë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Qëllimi është të ofrohet një pasqyrë analitike mbi gjendjen aktuale të digjitalizimit në komunat e Kosovës, rolin e të rinjve në procesin e inovacionit publik dhe potencialin e IA-së për modernizimin e qeverisjes.