Asset Publisher

Publikime

Doracak për anëtarë të kuvendit komunal

Si të jeni një përfaqësues aktiv dhe proaktiv?

Ky doracak, i publikuar në bashkëpunim me Eduardo Frei Foundation dhe Democracy Plus është hartuar për anëtarët e kuvendeve komunale që synojnë të ushtrojnë mandatin e tyre në mënyrë aktive, të përgjegjshme dhe të hapur ndaj qytetarëve. Ai ofron udhëzime praktike dhe shpjegime të qarta mbi format e veprimit proaktiv, duke u mbështetur në praktikat më të mira të qeverisjes lokale në Kosovë.

Asset Publisher

Shpërndaj

Të jesh anëtar i kuvendit komunal është një privilegj që buron nga besimi i qytetarëve dhe një kohësishtnjë përgjegjësi e madhe për përfaqësimin e interesave të tyre në institucionet lokale. Kuvendi komunal është organi ku adresohen nevojat më të rëndësishme të banorëve dhe ku cilësia e përfaqësimit ndikon drejtpërdrejt në qeverisjen dhe shërbimet komunale.

Ushtrimi efektiv i këtij mandati kërkon njohje të procedurave, iniciativë dhe proaktivitet. Një përfaqësues proaktiv nuk reagon vetëm ndaj problemeve, por ndërmerr nisma për t’i parandaluar ato dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në komunë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kontekst ku roli i kryetarit të komunës është forcuar, duke e bërë më të domosdoshëm angazhimin aktiv dhe mbikëqyrës të anëtarëve të kuvendit.

Doracaku është hartuar për anëtarët e kuvendeve komunale që synojnë të ushtrojnë mandatin e tyre në mënyrë aktive, të përgjegjshme dhe të hapur ndaj qytetarëve. Ai ofron udhëzime praktike dhe shpjegime të qarta mbi format e veprimit proaktiv, duke u mbështetur në praktikat më të mira të qeverisjes lokale në Kosovë.

Duke qenë se një pjesë e madhe e popullsisë është e re, doracaku i kushton vëmendje të veçantë përfaqësimit të çështjeve rinore dhe nevojës për përfaqësues që qëndrojnë pranë qytetarëve, i konsultojnë rregullisht dhe e përcjellin zërin e tyre në institucionet komunale.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher