Asset Publisher

Titujt

Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjeve

Parimet ndërkombëtare dhe mbikëqyrja në Kosovë

Qëllimi i këtij punimi është pikërisht vlerësimi i punës së kuvendit në raport me mbikëqyrjen e ligjeve. Institucioni më i lartë legjislativ në vend vazhdimisht është kritikuar në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, e atë për performancë të dobët në rolin që ka për mbikëqyrje. Fillimisht është analizuar korniza ligjore që i mundëson kuvendit mandatin për mbikëqyrjen e ligjeve, për të parë nëse ka zbrazëti në këtë drejtim, pastaj janë krahasuar legjislatura të ndryshme nga viti 2008. Në fund, janë analizuar raportet e miratuara në kuvend, raporte këto të nxjerra nga mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, si dhe nëse janë identifikuar dispozitat që nuk kanë gjetur zbatim në praktikë. Në këtë punim janë zbërthyer edhe praktikat ndërkombëtare të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, respektivisht të përpjekjeve që po bëhen nga parlamentet me demokraci të zhvilluar, të parlamenteve të vendeve fqinje dhe atyre që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher